Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt, Albina Mançka është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Mançka është pyetur nga prokurorët në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv/kryeministrin.
Mançka gjatë marrjes në pyetje ka theksuar se vila që i është sekuestruar, ia ka lënë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ndërkohë që ka theksuar se ajo vetë ka vetëm një banesë në zonën e ish-Bllokut.
Arben Ahmetaj akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kunër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK për veprat penale: pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe korrupsion pasiv; të lidhur me të ashtuquajturën afera e incineratorëve. Vetë Ahmetaj pretendon se nuk ka lidhje, por kërkon nga SPAK që të hetojë lidhur me sigurimin e fondeve, duke dhënë kështu detaje lidhur me ku duhet që të fokusohen hetimet.