Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Fier ku ka humbur jetën një 19-vjeçar, Grei Bihuci. Ndërkohë pas ngjajres së rëndë është publikuar fotoja e viktimës. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ku pas një zënke me fjalë një 18-vjeçar me emrin Florjan Muka ka nxjerr thikën dhe ka qëlluar të riun.
Rrugës për në spital, Bihuci ka humbur jetën duke mos arritur ti përballojë plagët e marra. Nga sherri ka mbetur dhe një person i tretë i plagosur, i cili ndërhyri për të parandaluar sherrin.