Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner do të investojë 1 mld dollarë në Shqipëri. Sipas Bloomberg dhëndri i Trump synon të zhvillojë projekte rezidenciale në tre destinacione përkatësisht në ishullin e Sazanit, në Ksamil si dhe në Zvërnec. Kusher është pronar i kompanisë “Affinity Partners” i cili mbështetet nga Arabia Saudite.
“Ishulli i Sazanit është një nga vijat bregdetare më të pacenuara dhe unik që kam parë kudo në botë,” u shpreh Kushner për Bloomberg.
Më tej në shkrim bëhet me dije se Kushner planifikon të tranformojë ishullin një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman.
“Firma e kapitalit privat me bazë në Miami ka në plan të transformojë ishullin Sazan të Shqipërisë në Mesdhe, që më parë ishte shtëpia e një baze ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman,” tha Kushner në një intervistë me Bloomberg News.
“Affinity Partners” po kërkon gjithashtu të zhvillojë Zvërnecin, një rajon bregdetar me më shumë se tre milje plazh me rërë të bardhë. Kompania planifikon të shtojë disa resorte kryesore në zonë, me afro 10.000 njësi vila dhe dhima hoteli,” shkruan më tej media amerikane.
Kushner më tej shtoi se u tërhoq nga një nga zonat më turistike në rritje gjatë hulumtimeve të tij me ambasadorin amerikan në SHBA gjatë administratës Trump, Richard Grenell dhe Asher Abehsera. Më tej në artikull bëhët me dije se dhëndri i Trump po planifikon një projekt të ngjashëm edhe në Beograd.
Vajza e ish-presidentit të SHBA, Ivanka Trump shijoi pushimet verën e kaluar me bashkëshortin e saj Jared Kushner në brigjet e vendit tonë ndërsa u takuan edhe me kryeministrin, Edi Rama ku shkrepën edhe një foto te Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe”.