Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bypass-in e Murrizit në Rrugën e Arbrit, ku një fugon pasagjerësh është përplasur “kokë më kokë” me një automjet.

Si pasojë e këtij aksidenti, aksi është bllokuar dhe trafiku ka shkuar rreth 3 kilometra në të dyja kahe.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka ndodhur rreth orës 14:30 minuta. Në vendngjarje pritet të shkojë policia e qarkullimit rrugor për të normalizuar qarkullimin e automjeteve të bllokuara në këtë aks. Ndërkohë nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo jo.