Gjykata e Lartë po shqyrton sot kërkesën për dosjen e “21 Janarit”, ku familjarët kërkojnë që t’i kalojë SPAK. Kjo çështje po gjykohet në gjykatën e lartë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga seanca, ku avokati avokati i Rajmonda Nikës, Idajet Beqiri tha se kallëzimi penal ndaj personave është në kopetencë të SPAK.
“Ne kemi paraqitur rekurs para jush dhe kërkojmë nga ana juaj qe kjo çështje të këtij gjykimi të vendoset kalimi pranë SPAK, sepse ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe ka përdorur mjete ekstra proceduriale që nuk bazohen në kodin e provedurës penale. I kemi me shkrim janë dhjetë faqe, po flas në mënyrë të përmbledhur. Kallëzimi penal ndaj personave është në kopetencë të SPAK dhe jo të prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm. Si viktimë krimi paraqiten rrethanat dhe me emër e mbirmër. Ne nuk prisnim mos kompetencë që u miratua dhe nga gjykata. Ligjvënësi ka caktuar disa mënyra si konflikt kopetencash, mos fillim apo pushim çështjeje. Dhe nga pikëpamja lëndore kjo çështje i përket SPAK.
Spak ka bërë rolin e një të padituri. Ne themi me kallëzim konkret, kemi dhënë provat dhe nuk mund të thuash me një shkresë përcjellëse që po dolën gjatë hetimit tek e Tiranës na takon neve. Po të qëndrojmë tek Gjykata e Strasburgut thotë që është krim shtetëror dhe krimin shtetëro