Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja zhvilloi në mjediset e MEKI një takim me ambasadorin holandez Reinout Vos në një bashkëbisedim njohës mbi misionin e kësaj ministrie.

Gonxhja informoi përmes rrjeteve sociale se në qendër të bisedimeve ishin shkëmbimet ekonomike dhe tregtare midis Holandës dhe Shqipërisë, duke theksuar potencialet dhe mundësitë për zhvillim të mëtejshëm, nxitja e sipërmarrjes, si dhe krijimi i një ambienti më të përshtatshëm për zhvillimin e tyre.

Një tjetër temë bisede, ndër kryesoret e këtij takimi ishin edhe javët kulturore që promovojnë diversitetin e kulturave dhe ndërveprimin mes komuniteteve.

Gonxhja falënderoi Ambasadën Holandeze për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në çdo drejtim.