Hetimet për vrasjen e Pëllumb metës vijojnë ende, pasi dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Burime bëjnë me dije se Prokuroria ka kryer eksperimentin hetimor.
Dy fëmijët dhe nëna e tyre janë dërguar në një poligon qitjeje në Durrës, nga ky kanë kryer qitje me armë.
Sipas burimeve, të tre, Hyseni, Hygerta, dhe gruaja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dinë të përdorin armë.
Në pistoletën e vrasjes së Petrit Metës, ekspertët kriminologë kanë gjetur gjurmë të gishtave të djalit të vogël të familjes, Amarildo Metës.
Nuk dihet nëse Meta ka qëlluar drejt babait të tij, apo gjurmët kanë mbetur nga lëvizja e armës që ka bërë pas krimit të rëndë.