Kombëtarja shqiptare u mund mbrëmë me rezultatin e pastër 3-0 në miqësoren ndaj Kilit në stadiumin e Parmës. Performanca e kuqezinjve ishte për t’u harruar dhe larg pritshmërive.
Europiani është afër dhe Sylvinhos i duhet të gjejë formulën për të rikthyer kombëtaren në formë para europianit gjerman që starton në qershor, ku përballë do të kemi përfaqësuese emblemë si Italia, Spanja dhe Kroacia.
Mirëpo përveç humbjes mbrëmë ka dhe një aspekt tjetër negativ. Federata Shqiptare e Futbollit si rrallëherë ka mbyllur seksionin e komenteve tek postimi pas ndeshjes së mbrëmshme në Instagram.
Kjo mesa duket i ka pamundësuar tifozëve dhe futbolldashësve të shprehin indinjatën apo kritikat e tyre për lojën e kuqezinjve. Siç shihet edhe në foto FSHF ka bllokuar komentet tek postimi i fotove të ndeshjes.