Ish-futbollisti brazilia, Dani Alves është liruar nga burgu nga Gjykata e Barcelonës me kushtin që të paguaj 1 milion euro garanci.

Alves u dënua për sulm seksual muajin e kaluar me 4 vite e 5 muaj burg, nga të cilat ka vuajtur tashmë mbi një vit.

Avokati i tij, Ines Guardiola, e luftoi vendimin dhe, pas një seance dëgjimore të martën, Alves është liruar në pritje të një zgjidhjeje përfundimtare në apel.

Braziliani do duhet po ashtu të dorëzoj pasaportën e tij braziliane dhe spanjolle, të qëndrojë në Spanjë dhe të paraqitet çdo javë në gjykatë.

Ai gjithashtu duhet t’i përmbahet një urdhri ndalimi që e pengon atë të shkojë në 1000 metra nga viktima e tij, nga shtëpia e saj, nga vendi i saj i punës ose nga ndonjë vend tjetër që ajo dihet se frekuenton.

Të gjitha palët e përfshira, mbrojtja, ekipi ligjor i viktimës dhe prokuroria, kanë tre ditë për të apeluar vendimin e së mërkurës.