Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka bërë publike se komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Ai tha se propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Oerd Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brenda grupit që kanë një mendim ndryshe.

“Grupi parlamentar ka miratuar propozimet, ku komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e një grupi dialogu i cili do përbëhet nga gjashtë anëtarë dhe merr vendime me konsensus nga të gjithë anëtarët.

Propozimi i PD dhe Opozitës për këtë grup është: Bylykbashi, Erisa Xhixho dhe vendi i tretë kolegëve brena grupit që kanë një mendim ndryshe”, tha Bardhi.