Edhe pse një person nuk peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të llojit të trupit të tij, ekziston mundësia që përqendrimi i yndyrës në pjesë të caktuara të trupit të tij të jetë më i madh se sa lejohet, që do të thotë jo vetëm shqetësim në jetën e përditshme, por edhe rritjen e rrezikut për tu prekur nga sëmundjet.
Yndyra viscerale , ndryshe dhjami i depozituar në zonën më të gjerë të barkut dhe që mbulon organet vitale, mund të rëndojë trupin tonë dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare, para së gjithash presionin e lartë të gjakut, diabet dhe apnea (çrregullimi i gjumit që karakterizohet nga ndërprerja e frymëmarrjes).
Zgjidhja bazë për djegien e dhjamit në zonën e barkut gjendet në dietën mesdhetare. Ushqimet që ndihmojnë trupin të heqin yndyrën e tepërt janë :
• Frutat dhe perimet, në një sasi prej të paktën pesë porcionesh në ditë
• oriz kaf
• Tërshëra
• Bishtajoret
• Peshku i pasur me omega-3
• Kos me pak yndyrë
• Vaj ulliri
Marrja e ushqimeve të mësipërme në kombinim me proteinat, si mishi i bardhë apo qiqrat , na japin ndjesinë e ngopjes shumë më shpejt sesa konsumimi i ushqimeve të përpunuara me përmbajtje të lartë yndyre. Kështu, ne ngopemi më shpejt dhe e vëmë metabolizmin tonë në lëvizje.
Ndërsa rritemi, dhjami i barkut është gjithnjë e më i vështirë për t’u eliminuar nga trupi ynë, megjithatë një dietë e ekuilibruar që përfshin, ushqimet e mësipërme , bukën integrale sigurisht edhe stërvitje do të reduktonte për organizmin tonë marrjen e sheqerit dhe të kripës.
Burimi: Marie Claire