Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Neda Balluku, e cila ka komentuar lidhur me lojën e konkurrentëve të formatit më të ndjekur “BBV3”.
E pyetur se cilin sheh si konkurrent më të fortë, Neda është shprehur se lojtari që e luan shumë mirë lojën është Juli.
“Juli është lojtari më i fortë, e kupton dhe e luan shumë mirë lojën. E vlerësoj që ruan qetësinë, mundohet të jetë i qetë, korrekt dhe të mos e teprojë.”- është shprehur ajo.