Liverpool pret Sparta Pragën këtë të enjte me një epërsi të rehatshme (5-1) në xhep, por Jurgen Klopp paralajmëron se nuk ka arsye për t’u çlodhur.

“Skuadra ka qenë shumë konsistente në javët e fundit dhe është e rëndësishme të ruash momentin. Kur luan mirë, duhet të duash të vazhdosh njësoj, ose më mirë. Po bëjmë mirë, por rruga është shumë e gjatë… ende nuk e shohim fundin”, paralajmëron gjermani duke mos pritur që çekët të jenë dorëzuar.

“Unë shoh se ata duan të lënë një imazh të mirë këtu, kështu që ne do të duhet të luajmë futbollin tonë më të mirë. Ne duam të shkojmë larg në këtë kompeticion”,- thotë ai. Mohamed Salah mund të kthehet në formacion, megjithëse Klopp pranon se nuk është i sigurt nëse ai “mund të luajë akoma 90 minuta”.

Diogo Jota, nga ana tjetër, mbetet jashtë për shkak të lëndimit. Te Sparta, trajneri Brian Priske premton personalitet. “Tifozët tanë do të jenë në numër të madh dhe ne duam t’i bëjmë ata krenarë”.