Edi Rama Kryeministri i Shqipërisë ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme pas mbledhjes së qeverisë dhe me kryetarët e bashkive. Rama dha detaje për sugjerimet dhe projektet që kanë ndarë së bashku.

Rama: Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive dhe sot bashkitë janë të ndarë ne pesë nivele të bazuar në nurmin e banorëve. Ne do të kalojmë në dy nivele dhe do të bëjmë nje rritje të pagave për tu përafruar. Këto që janë më të vogla që nuk fusin dot në punë profesionist për shkak se nuk i paguajnë dot do ketë ndërhyrje. Kemi sfidë për mbledhjen e taksës së pronës, ku disa e nxjerrin një mbledhje të mirë dhe disa se marrin fare. Te mbledhja e taksës së pastrimit kemi një performancë të mirë. Kemi diskutuar për pasurinë e pyjeve dhe na duhet që këtë pasuri ta vendosin në dispozicion të rritjes ekonomike të vendit. Të gjitha ato bashki që kanë pasuri pyjore duhet t’i mbështesim për mbarshtimin. Duhet të thënë që 67 përqind nuk e kanë të plan dhe kjo është alarmante. Kemi folur për planet e BE dhe kemi diskutuar për strukturën përkatës që do t’i ndihmojë që të aplikojnë për projekte. Edhe një qasje të koordinuar me bashkitë për legalizimet e mbetura.