Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e parë të këtij viti. Kuqezinjtë po përballen me Kilin në “Ennio Tardini” të Parmës, për herë të parë në histori kundër kombëtares latine. Në minutën e 21′-të të sfidës, Kili kalon në avantazh ndaj kuqezinjve.
Një pasim i bukur brenda zonës së “Legjionarëve” kapet nga “fantazisti”, Eduardo Vargas, i cili me një goditje potente dërgon sferën furishëm, në rrjetën e Thomas Strakoshës, duke “shtangur” djemtë e Sylivnho. Rezultati shkon në 0 me 1.