Jimmy Kimmel, i cili prezantoi ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar, vendosi që të lexonte live disa kritika në rrjetet sociale për mënyrën si po e drejtonte eventin kinematografik.

Kimmel citoi ish-presidentin amerikan, Donald Trump, që e cilësonte si prezantues të keq.

“A ka pasur ndonjëherë një prezantues më të keq se Jimmy Kimmel në Oscars? Hapja që bëri ishte ajo e një personi të zakonshëm që përpiqej shumë për të qenë dikush që nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë. Hiqni qafe Kimmelin dhe ndoshta zëvendësojeni atë me një tjetër ‘talent’ të lirë të ABC-së, George Slopanopoulos. Ai do t’i bënte të gjithë në skenë të dukeshin më të mëdhenj, më të fortë dhe më magjepsës. Një shfaqje vërtet e keqe, e mërzitshme dhe e padrejtë. Pse nuk ua japin Oscar-in atyre që e meritojnë. Ndoshta në këtë mënyrë audienca dhe vlerësimet e tyre televizive do të kthehen”, ishte shkrimi i Trump.

Kimmel iu kundërpërgjigj ish-presidentit, duke i thënë: “Blah, bla, bla… Mirë, tani, shikoni nëse mund ta merrni me mend se cili ish-president sapo e postoi këtë në RruthSsocial. Dikush? Jo? Epo, faleminderit President Trump. Faleminderit për shikimin, jam i habitur që jeni akoma… a nuk ju ka kaluar ora e gjumit, ose më saktë ora e burgut?”