“Iconstyle” ishin të parët që zbuluan lidhjen e banores së “Big Brother Vip” Erjola Doçi me reperin e famshëm shqiptaro-gjerman, Azet. Pak javë më parë ne publikuam një video ku dyshja shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit në një makinë dhe pamjet qarkulluan kudo. Duke qenë se nuk ka një shenjë apo përgjigje nga miqtë apo të afërmit e Erjolës për romancën e dyshes, videoja nuk dihet se kur mund të jetë xhiruar.

Mirëpo dimë të themi se dyshja kanë patur një romancë. Lajmin ekskluziv të “Iconstyle” e kanë konfirmuar edhe në rubrikën e së dielës në “TCH” “Në trotuar”, ku në një bisedë për banorët, gazetari Bledi Mane bëri një deklaratë që konfirmonte hapur romancën e dyshes.

VIDEOJA më poshtë: