Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, se kush do ta drejtojë Bashkinë Himarë tani më që Goro ëhstë arrestuar dhe sot dorëzoi edhe dorëheqjen.

Balla u shpreh se në rastin e vakancës në bashkinë e Himarës, qeveria do zbatojë ligjin, ndërsa u shpreh se ekskluziviteti i vendimmarrjes i takon Këshillit Bashkiak të Himarës.

“Ligji e përcakton qartë rastet e vakancës, qoftë vakanca nga dorëheqja apo në formë tjetër. Nga ky moment brenda 48 orësh institucioni i prefektit njofton organet e tjera të qeverisjes vendore. Qeveria do zbatojë ligjin pikë për pikë”,-tha Balla.

Pyetje: Ekziston vullnet nga PS që bashkinë të drejtojë përkohësisht një këshilltar i koalicionit ‘bashkë fitojmë’ dhe jo një socialist, sepse ju nuk fituat?

Balla: Unë jam ministri i Brendshëm dhe nuk më takon të bëj deklaratë politike, lidhur me vendimmarrjen e këshillit bashkiak të bashkisë Himarë. Ju e dini si veprohet kur krijohet vakanca, Këshilli Bashkiak komandon një kryetar për të kryer detyrën përkohësisht. Do të ishte e pavend që unë të jepja qofte edhe komente për këtë vendimmarrje që i takon këshillit të bashkisë Himare.