Pas Komisionit të Ligjeve është mbledhur edhe Komisioni për Çështjet Europiane, nën drejtimin e deputetes së opozitës, Jorida Tabakut. Në Komisionin për Çështjet Europiane, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali prezantoi projektligjin “Për sigurinë kibernetike”.

Në mbledhje janë të pranishëm deputetët PD, ndërsa deputetët e Partisë Demokratike të vulës, mungojnë, ashtu si edhe në Komisionin e Ligjeve.