Plarent Ndreca deputeti i Partisë Socialiste dhe anëtari i Komisionit të Ligjeve ka folur ditën e sotme për arsimin gjatë zhvillimit të seancave në komisione. Ndreca i është kundërpërgjigjur deputetes Xhixho duke thënë se mazhoranca për arsimin vitet e fundit ka bërë shumë dhe ka marrë disa shembuj që sipas tij janë fakte tranformimi.

Ndreca: Tani se e ezauruat ju këtë lloj diskutimi. Tani nëse do të vijojmë të bëjmë politikë jashtë rendit të ditës, tani komisioni është një komision pune dhe flasim për gjërat të cilat edhe objektivisht nuk del koha. Nëse do vijojmë për arsimin, unë besoj që nëse ka një gjë që kjo mazhorancë ka bërë progres, ku një diplomë jepej me kilogram “hurma qulle”. Sigurisht që është meritë e kësaj mazhorance. Ka mbaruar kjo koha, ka mbaruar koha po e përsëris dhe njëherë kur diplomat shiteshin me hurma qulle, ka mbaruar koha kur universitetet nuk akreditoheshin. Pse jeni kaq të padurueshëm ?
Kur flasim ne flasim për Kosovë, kur flisni ju duhet të flisni për gjithçka. Ju paskeni të drejta të ndryshme.
Ju thashë 3 shembuj. Kemi universitete të akredituar. Nuk po zgjatëm me panoramën se çfarë i keni bërë ju arsimit, kur ju ishit në pushtet.