Një plan për të vrarë ish presidentin Amerikan Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij Hillary, në 23 nëntor 1996 është publikuar sot në Reuters, pas dëshmisë së katër agjentëve sekretë që tani kanë dalë në pension.

Reuters raporton se Air Force One ishte duke iu afruar Manilës në Filipine kur shërbimi sekret amerikan mori një informacion alarmant: një paisje eksplozive ishte vendosour përgjatë rrugës ku do të kalonte Klinton për në kryeqytetin filipinas.

Duke vepruar në qetësi, agjentët ndryshuan rrugën e kalimit të Klintonit për në hotel ndërkohë që kishte informacion për një sulm nga Al Qaeda. Presidenti do të merrte pjesë në samitin vjetor Asia Pacifik Economic Cooperation.

Ndërkohë që eskorta kaloi në një rrugë tjetër, oficerët e sigurisë së Filipineve zbuluan një bombë të fuqishme në një urë që do të kalonte karvani i makinave, i thanë agjentët agjencisë Reuters.