Egla Ceno përjashtohet nga Big Brother VIP 3.Egla skualifikohet nga gara, pritet një vendim edhe për Meritonin dhe Ilnisën. Perjashtimi i saj nga Big Borther ka ardhur si pasojë e paralajmërimeve dhe si pasojë e veprimeve të përsëritura.

Egla eshte konsideruar si nje lojtare e forte brenda shtepise ku ka kaluar disa nominime. Asaj diten e djeshme iu komunikua ne prime nje paralajmerim i fundit.

Ky vendim u dha nga Vëllai i Madh pas incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.

“Me vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim km kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.