Gjykata e Fierit ka shpallur moskompetencën për dosjen e hetimit mbi shpërthimin e ndodhur në kapanonin e deputetit Bujar Çela në Lushnjë, ngjarje për të cilën sot u la në burg biznesmeni Leonard Gjini i cili kishte firmosur kontratë me ligjvënësin për ndërtimin e kapanonit.

Për pasojë, dosja i kalon Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe pritet të hetohet nga SPAK. Bujar Çela akuzohet për tre vepra penale të cilat do të shqyrtohen nga SPAK.