I ftuar special në dasmën e Romeos dhe Heidit mbrëmjen e djeshme, ishte këngëtari Elgit Doda i cili është edhe mik me këngëtarin. Romeo u përlot kur pa që në dasmën e tij kishte ardhur për të performuar Elgiti.
Kujtojmë se, dje ndodhi dasma e dytë e improvizuar në BBV ku çifti që u celebrua kësaj here ishin Romeo dhe Heidi. Juli është banori që celebroi çiftin, i cili lexoi edhe betimet e martesës.