Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shkodra në lidhje me reagimet për miratimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura.
Rama tha se askush nuk ka gojë t’u japë leksione për qasjen që kanë ndaj mjedisit dhe aseteve kulturore, pasi në këto 10 vite i kanë pastruar fytyrën Shqipërisë nga llumi dhe balta.
“Për zonat e mbrojtura është një temë që e kam përzemër dhe më bën të dua të qesh shumë, se çfarë është bërë në Shqipëri këto 10 vite për të mbrojtur natyrën, për t’i pastruar Shqipërisë fytyrën e mbuluar nga balta dhe llumi, por më bëjnë të them që askush nuk ka gojë të na japë leksione, për çështjen e qasjes ndaj mjedisit, kulturës. Ne kemi vënë zona në mbrojtje”, tha kreu i qeverisë.