Portieri senegalez i Rayo Majadahonda (divizioni i 3-të i futbollit spanjol), Cheick Sarr, pa një karton të kuq të drejtpërdrejtë, pasi sulmoi një tifoz të Cestaos, i cili i bërtiste atij me fyerje racore.

E gjithë skuadra e Rayo vendosi të largohej nga fusha dhe kështu ndeshja u ndërpre në minutën e 87-të. Gjithçka ndodhi pas golit të dytë të Sestao River. Skuadra vendase ishte rikthyer në ndeshje, mirëpo disa nga tifozët pas portës së Sarr filluan të lëshonin sharje racore.

Portieri vendosi të hidhej drejt tribunës dhe të kapte shallin e një prej tifozëve që po e shante dhe kështu, arbitri i tregoi një të kuqe të menjëhershme portierit.

Jorge Casado, kapiteni i Rayos, ka postuar në rrjetet sociale këtë tekst: “Ajo që ndodhi sot në stadiumin Las Llanas, është një turp i vërtetë. Një pjesë e stadiumit abuzuan me thirrje raciste ndaj shokut tonë të skuadrës Shik Sar, për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

Përveç kësaj, RFEF na detyron të dalim për të përfunduar lojën. Ndihem i turperuar. Duket e pabesueshme, është viti 2024, dhe ne kemi ende njerëz të pamend nëpër stadiume që bredhin të lirë. Ne jemi të gjithë të bashkuar. Jo racizmit”.