Berati, Tirana dhe Gjirokastra janë bashkitë me numrin më të lartë të projekteve të përfituara nga donatorët e huaj në vitin 2023. Përkatësisht, Berati ka përfituar 16 projekte, Gjirokastra 12 projekte dhe Tirana 11 projekte.

Shifrat u publikuan nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, i cili u shpreh se, me afrimin drejt BE, do të rriten edhe programet ku pushteti vendor mund të aplikojë për fonde.

Ngritja e Akademisë për Pushtetin Vendor do të shërbejë që stafet e bashkive të trajnohen për t’u aftësuar në aplikimin me projekte për të përftuar fonde nga organizata ndërkombëtare, theksoi Mazniku.