Pas incidentit në Bashkinë e Himarës, ku një mbështetës i Fredi Belerit ka pështyrë prefektin e Vlorës Vangjel Tavo, ka reaguar ky i fundit. Tavo tha në një deklaratë për mediat se interesat e vogla kanë marrë peng komunitetin himariot.

“Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do marrë fund shpejt”, ka thënë ai.

Ai u ndal edhe tek hipotekimi i pronave në Himarë.

“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”

Unë si prefekt do zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit”, u shpreh Tavo.