Në mbledhjen e sotme të qeverisë në Shkodër marrin pjesë edhe kryebashkiakut e 61 bashkive në të gjithë vendin. Atje janë të pranishëm edhe kryebashkiakët e opozitës, siç janë Hilë Curri, i Bashkisë Fushë Arrëz, Albert Mylyshi, i Bashkisë Mirditë, Rrok Doda, i bashkisë Pukë apo ai i Kavajës, Fisnik Qosja.
Dy kryebashkiakët e opozitës kanë dalë nga listat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në një postim në Facebook njoftoi se në takim do të merrnin pjesë të 61 kryetarët e bashkive.
“Nisim takimin sot me anëtarët e qeverisë dhe 61 kryetarët e bashkive për sfidat dhe angazhimet e pushtetit vendor për Shqipërinë 2030”, shkroi ministri Mazniku.