Një urim ndryshe për Pashkët e këtij viti ishin këto për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ai dje iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë në QSUT.

Nga spitali përmes një fotoje ku ai përqafon djalin, Veliaj përcolli dhe urimin.

“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot!

Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve! Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT.”