Media italiane ‘L’Espresso’ ka botuar ditën e sotme një artikull në lidhje me lidhjet e Giorgia Melonit në Shqipëri. Në botimin e shtypur të kësaj reviste theksohet se qendrat e emigrantëve në Ballkan dhe posaçërisht në Shqipëri janë të nevojshme për fushatën zgjedhore evropiane të Melonit.
Po ashtu revista italiane ka guxuar dhe në titull e ka quajtur, kryeministren italiane Meloni si ‘mbretëresha e Shqipërisë’. Sipas medias, ky titull i është vendosur Melonit për shkak të marrëveshjes që bëri me kryeministrin Edi Rama për qendrat e emigrantëve që pritet të hapen në Gjadër dhe Shëngjin.