Partia me kryatar Albin Kurtin, Lëvizja Vetëvendosja është më e pasura në Kosovë. Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve në Kosovë publikoi një raport financiar, ku zbulohej se ky subjekt politik ka toka, objekte, pajisje, prona të paluajtshme etj,në vlerën e 121 mijë e 779 euro. Ndërsa në llogari bankare, ka një vlerë mbi 1 milionë euro.

Të gjitha së bëashku e nbëjnë Lëvizjen Vetëvendosja të ketë një pasuri të përgjithshme prej 1.33.540.63 euro. Në bazë të raportit Vetëvendosja vitin e kaluar ka pasur mbi 2 milionë euro, që kanë hyrë nga buxheti i Kosovës. Ndërsa 571 mijë euro hynë nga anëtarësia dhe 22 mijë euro nga donancionet, duke e çuar pasurinë e saj në 2023 në 2 milionë e 98 mijë euro.

Por kjo parti ka pasur edhe shpenzime, gjithsej në 2023 shpenzimet kanë shkuar në 1.3 milionë euro. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë i ka publikuar këto raporte të paaudituara, duke thënë se pas përfundimit të procesit të auditimit, do të publikohen sërish.