Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka kthyer në një rutinë që çdo ditë publikon video nga palestra.

Meta po bëhet më aktiv në rrjetet sociale se në politikë, ku së fundmi ka filluar të kapet keq me komentuesit.

Një nga këta të fundit e quan të marrë dhe që imazhi i tij nuk i duhet kujt dhe kaq ka mjaftuar që Meta t’i kthehet.

“Edi, mos pi mall, por bëj palestër”, i kundërpërgjigjet Meta komentuesit.