Ministri i Financave, Ervin Mete është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku është pyetur për dosjen e inceneratorëve në cilësinë e personit që ka dijeni.

Mësohet se marrja e tij në pyetje lidhet me periudhën kur Mete kishte postin e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave, ministri që asokohe drejtohej nga Arben Ahmetaj, i cili sot është në arrati.