Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet sa i takon të gjitha ngjarjeve të fundit sportive në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar. Për sjellje të gabuar të tifozëve, Tirana dhe Vllaznia janë gjobitur në masën 50.000 lekë. Në Kategorinë e Parë, nuk ia hedhin paq as Flamurtari me Korabin.

Vendimet:

KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në drejtim të zyrtareve në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

KF Korabi, për mos përmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

FC Albanet, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

Lojtari i FC Albanet, Albi Alushi,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Oriku, Alfredo Sinaj,për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i KF Oriku, Serxhio Varfi,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Oriku, Erald Kapo,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Këlcyra, Robert Spahiu,për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Flamurtari FC, Gerald Kapaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Pogradeci, Pandi Jance,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SH.S Pepa, Endi Pjetri,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Studenti U-15, Tristan Dërvishaj,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Studenti U-15, Egli Roshi,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shqiponjat 2017 U-15, Mateo Brahaj,për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

AF Bajrami U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-19, kundër FK Tomori U-19, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Zyrtari i AF Bajrami U-19, Geron Dini,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Sugjerim KF Shënkolli U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-17, java e 7, kundër Internacional Tirana U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Akademia e Futbollit U-19, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-19, kundër KF Shkodra U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Burreli U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Olimpik Junior B U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Atletik Tirana U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Olimpik Junior U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

AF Kamza U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Kings U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

National SP U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Atletik Tirana U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

FC Autochton U-7, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lura FC U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Kampionet U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Don Bosko Academy U-7, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AK Sport Grup Tirana U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Akademia Europiane e Futbollit U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Tirana U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

KF Albanet U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Football Republic U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Olimpic Junior U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Selaci Junior U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kastrioti U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana Young Stars B U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Don Bosko Academy U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër FC Kinostudio U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Don Bosko Academy U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër Tirana United U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

AF Peza Sport U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër EMV Rinia U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Zyrtari i AF Peza Sport U-11, Agim Bedini, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

AF Valbona U-13, Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Femra, zona Rajonale Tiranë, kundër FC Internacional Tirana U-13 Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Atletik Tirana U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-17, Zona Rajonale Tiranë, kundër Young Stars U-17, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Zyrtari i Atletik Tirana U-17, Bardhok Marku,për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i Atletik Tirana U-11, Denis Bejleri, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

Pranimin e kërkesës së lojtarit Xheis Rushiti, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.32 datë 29.02.2024 të KDE, për pikën 27, duke vendosur dënimin e lojtarit me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti në bazë të nenit 14/1/j të KDE

Pranimin e kërkesës së lojtarit Victor Joao Sousa De Gutierrez, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.32 datë 29.02.2024 të KDE, për pikën 28, duke vendosur dënimin e lojtarit me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti në bazë të nenit 14/1/b të KDE

Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tepelena, Ilir Selimi, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.33 datë 01.03.2024 të KDE, për pikën 4 duke mbyllur procedimin disiplinor ndaj kërkuesit.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Salvador Gjonaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Rrëzimin e kërkesës së AF Shqiponjat 2017 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.