Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe masat ajrore tw ngrohta jugore.
Moti pritet të jetë me kohëzgjatje me diell si dhe vranësira mesatare pas orëve të mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i forcës 1-2ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 8 deri 21°C
në zonat e ulëta 9 deri 27°C
në zonat bregdetare 12 deri 28°C.