Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur sot nëse e sheh si të mundshme një aleancë me Berishën. I ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel, Basha tha se fillimisht Rithemelimi duhet të sqarojë nëse është për lista të hapura në zgjedhje. Ndërkohë që më pas renditi edhe disa prej kushteve për të bashkëpunuar.

“Njerëzit presin të reflektojnë sot aktorët politikë. Sot Rithemelimi duhet të shprehet nëse është për lista të hapura apo jo. Ne kemi një bazë për të diskutuar. Janë edhe 2 parime të tjera thelbësore, mbështetja pa kushte për drejtësinë. Dhe e treta është partneritet i pandërprerë me Perëndimin”, tha Basha.