Gazment Bardhi ka akuzuar publikisht se shtetasi Olsi Rama është i përfshirë në laboratorin e drogës së zbuluar në Xibrakë.

Sipas tij, kjo do të faktohet përmes komisionit hetimor për ndërhyrjet në TIMS.

Lidhur për këtë akuzë, kryeministri Edi Rama reagoi mbrëmjen e së enjtes.

“Kjo akuzë të vetmen përgjigje ka atë shqiptarçen: Vëllai i… asaj që të ka bërë kokën. Ajo lloj fytyre (Bardhi) është shëmbëlltyra e një shpërfytyrimi moral dhe politik që mishëron i gjithë grupi. është ulur në prehërin e atij që deri dje i përmendte djalin (Shkëlzen Berishën). Unë s’kam asnjë problem që të përballoj dhe të reagoj kur dikush tallet me mua apo bën sarkazëm që janë mjete të retorikës. S’e kam proble as nëse më thonë je gomar sepse ky është opinion. Problemi këtu s’është opinioni, por unë kurrë s’kam akuzuar për fakte penale familjarët e dikujt që as emrin s’ia përmend prej kohësh, ndërkohë që më është futur në shtëpi si një maçok plak” – tha Rama.