Analisti Mentor Nazarko, u shpreh në “Real Story” se Sali Berisha në këto kushte ku ndodhet nuk ka asnjë shans politik për të fituar zgjedhjet përballë mazhorancës socialiste.

Ai shtoi disa konfigurime politike dhe strategjike, të cilat sipas Nazarkos e bëjnë të pamundur që Berisha të arrijë të triumfojë politikisht.

“Berisha nuk mundi ta mbante pushtetin në 2013, kur kishte të gjithë pushtetin ekzekutiv të konsoliduar dhe nuk arriti ta mundi dhe jo më sot, kur është shumë vite më i vjetër, kur ka humbur konsensusin në shoqërinë shqiptare dhe kur s’ka marrëdhënie me aleatët strategjikë të Shqipërisë, as nuk mund të imagjinohet”, u shpreh analisti i njohur.