Kalvari i vuajtjeve për Sara Gjordenin ka nisur që në moshën 2-vjeçare.

E ftuar sot në “Ftesë në 5”, Sara rrëfeu detaje tronditëse nga jeta e saj të padëgjuara më parë. Ish-banorja e BBVIP rrëfeu se të atin nuk e ka takuar kurrë, por di episodet e dhunës së tij ndaj nënës. Ajo tregon se nga dhuna nëna ka humbur veshkën dhe është ndarë prej saj kur ishte vetëm tre vjeçe.

“Tim atë nuk e kam takuar kurrë. Nëna ime ka emigruar kur kam qenë 3 vjeçe. Im atë ka ushtruar dhunë ndaj sime më. Ka humbur veshkën atë natë, që prej asaj dite ka probleme me zemrën. Ka shkuar nga mali për në Greqi, ai që e ka çuar ka kaluar nga territori Kosovës. Mami me kujtonte vetëm mua, e sapo operuar ka arritur gjallë në Greqi”-tha Sara.

Mes lotësh, Sara tregoi se kur e ëma u kthye, nuk e njohu dhe i tha tezes “kush është kjo teta”.

“Mami kur është larguar, për herë të parë ka ardhur për ditën e parë të shkollës sime. Unë kam qenë në kuzhinë, më duhet të kaloja përmes korridorit kur ishte dera hapur. Te dera shoh një zonjë të veshur shumë mirë, shumë bukur. Ishte veshur shumë mirë. Teze ka ardhur një teta te dera. Im at i ka vendosur zjarrin shtëpisë ku jetoja me mamin. Luna (tezja) ka bërë çmos të mos më mungonte gjë. Kur u dogj shtëpia mu dogjën kukullat dhe tezja më ka bërë kukulla me lecka dhe gurë. Luna më ka mësuar gjithçka”-tha Sara.

Po ashtu, Sara rrëfeu babai i saj nuk e ka kërkuar kurrë, por kur ishte 4 vjeç i ka sjellë diçka që e ka konsumuar dhe ka rrezikuar jetën. Kësaj ngjarje tronditëse Sara i faturon edhe sjelljen sot që është mosbesuese. Sara tregoi se babai jo vetëm ka dashur ta rrëmbejë kur ka qenë fëmijë, por e ka përndjekur për 4 vite me radhë në rrjetet sociale.