Neymar ka udhëtuar drejt Brazilit për të festuar ditëlindjen e këngëtares shpërthyese, Anita. Futbollisti brazilian ishte në festën e ditëlindjes së këngëtares, e cila qershorin e kaluar hapi finalen e Champions League. Neymar dhe Anita kanë qenë të lidhur romantikisht, por të dy kanë pohuar se janë thjesht miq.
Dyshja u pa gjithashtu duke u argëtuar së bashku në karnavalet e Rios, por duket se të dy po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit.