Dani Alves la dje pas 14 muajsh qelitë e burgut në Barcelonë, kjo pasi ishte dënuar me 4.5 vite burgim duke u shpallur fajtor për përdhunimin e një 23-vjeçareje.

Paçka dënimit, një garanci prej 1 milionë eurosh bëri që ish-kapiteni i Brazilit të dilte në liri me kusht.

Mediet në Spanjë bëjnë me dije se nuk ishte Neymar ai që pagoi shumën, por lojtari aktual i Atletico Madrid, Memhpis Depay.

Gjatë sezonit 2021-22 Depay dhe Alves (rikthim) luajtën për 12 ndeshje së bashku te Barcelona.

Pas vendimit për lirimin, avokatja Estër Garcia që përfaqëson viktimën tha se “kjo është drejtësi për të pasurit”.