Disa restorante mund të premtojnë një eksperiencë jashtë kësaj bote sigurisht në mënyrë figurative, por restoranti më i ri mund të ofrojë këtë me kuptimin e vërtetë të fjalës. Kuzhinieri me dy yje i Michelin Rasmus Munk ka njoftuar se do t’u ofrojë konsumatorëve mundësinë për të ngrënë një vakt në skaj të hapësirës.

Vitin e ardhshëm, gjashtë turistë me fat dhe jashtëzakonisht të pasur do të kenë mundësinë të hipin në një balonë hapësinore 3.5 km mbi nivelin e detit. Gjatë eksperiencës gjashtë-orëshe, çdo restoranti do t’i shërbehen pjata të frymëzuara nga roli i eksplorimit të hapësirës, por me një çmim astronomik prej 495,000 dollarësh për person. Ekspedita e kuzhinës do të zhvillohet në anijen kozmike Neptun të Space Perspective.

Pavarësisht nga emri i saj, kjo anije nuk është në të vërtetë një anije kozmike, por një kapsulë me presion poshtë një tullumbaceje të madhe me hidrogjen. Balona është planifikuar të ngrihet nga Florida me një shpejtësi mjaft të ulët prej 19 km/h.

Në pikën e saj më të lartë, konsumatorët do të jenë në gjendje të shikojnë Tokën përmes dritares. Sipas zotit Munk, darka do të shërbehet ndërsa të ftuarit do të shikojnë diellin duke lindur mbi harkun e Tokës. E rëndësishmja është se anija nuk do të hyjë në mikrogravitet gjatë fluturimit, kështu që të ftuarit dhe ushqimi nuk do të përjetojnë mungesë graviteti.

Duke pasur parasysh se sa e vogël është anija, nuk është e qartë nëse ushqimi do të përgatitet në të vërtetë ose nëse thjesht do të shërbehet atje. Të gjitha të ardhurat do t’i dhurohen Fondacionit Space Prize, një organizatë bamirëse e dedikuar për përmirësimin e rolit të grave në industrinë e hapësirës.

Aktualisht, Space Perspectives ende nuk ka nisur fluturimet e saj të para komerciale, por shpreson ta bëjë këtë përpara fundit të vitit. Nëse është e suksesshme, kompania mund t’i bashkohet një numri të tjerë që konkurrojnë për të ofruar valën e parë të turizmit hapësinor.