Konkurrentja e “Për’puthen”, Roela, ishte këtë të diel e ftuar në “Mos i bjer me Top” ku foli lidhur me eksperiencën e saj televizive dhe historinë me Vedatin.

Por moderatori i kësaj rubrike në “E diell”, Ronaldo Sharka, nuk i ka kursyer ‘sfidat’ për këtë të fundit, duke i thënë se duhej t’i bënte një rreng Vedatit.

Roela e mori në telefon atë duke i thënë se ish-gruaja dhe vajza e tij e kanë ndaluar dhe kërcënuar se përse kishte dalë në takim me të.

“O ordiner, unë ty do të të denoncoj”, i thotë Roela ndër të tjera, duke i mbyllur më pas telefonin dhe duke mos i treguar ende se ishte thjeshtë një shaka.

Vedati nga ana tjetër ka mbetur i shokuar nga këto deklarata të saj, duke i thënë se nuk është e mundur që ish-gruaja e tij të bëjë skena të tilla.