Reperi shqiptar, Sin Boy ka rënë pre e një sulmi fizik nga persona të maskuar, ndërsa ishte në një transmetim ‘live’ në rrjetin social TikTok.
Incidenti ka ndodhur brenda një salloni flokësh në Athinë, qytet ku reperi aktualisht jeton.
Në videon që ka qarkulluar në internet, shihen të paktën dy burra të veshur në të zeza dhe me maska në fytyrë që futen në sallon dhe e sulmojnë papritur Sin Boy-n. Sin Boy rrëzohet në dysheme në përpjekje për të mbrojtur veten.
Punonjës të sallonit u përpoqën të ndërhyjnë, duke u munduar të ndalnin dhunën nga dy agresorët, ndërsa situata në video shfaqet të jetë kaotike dhe e papritur.
E gjithë kjo skenë e dhunshme është kapur në një video që më pas u bë virale në rrjetet sociale.