Lushnja është tronditur mesditën e sotme nga një shpërthim i fuqishëm që i mori jetën një personi. Fillimisht në spitalin qëndror të qytetit kanë mbërritur edhe të plagosurit, pjesë e tyre edhe deputeti socialist Bujar Çela.

E afërmja e viktimës ka shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit.

“Merma jetën o Zot”, dëgjohet në video e afërmja e viktimës teksa mbahet në këmbë nga dy persona.