Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë verilindore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në orët e mesditës. Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në verilindje reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Mjegullë/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-3m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 4-6m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET	Temperaturat në °C
Shkodër	5/16	Diell pak re
Kukës	2/15	Diell pak re
Lezhë	5/16	Diell pak re
Dibër	0/14	Diell pak re
Durrës	6/19	Diell pak re
Tiranë	4/19	Diell pak re
Elbasan	3/18	Diell pak re
Berat	4/20	Diell pak re
Vlorë	5/19	Diell pak re
Korçë	-1/14	Diell pak re
Gjirokastër	1/19	Diell pak re
Sarandë	5/20	Diell pak re
			



















