Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të thata me origjinë verilindore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kryesisht në orët e mesditës. Në orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në verilindje reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Mjegullë/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-3m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 4-6m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 5/16 Diell pak re
Kukës 2/15 Diell pak re
Lezhë 5/16 Diell pak re
Dibër 0/14 Diell pak re
Durrës 6/19 Diell pak re
Tiranë 4/19 Diell pak re
Elbasan 3/18 Diell pak re
Berat 4/20 Diell pak re
Vlorë 5/19 Diell pak re
Korçë -1/14 Diell pak re
Gjirokastër 1/19 Diell pak re
Sarandë 5/20 Diell pak re