Dy organet kryesore që kryejnë funksionin e pastrimit të gjakut nga toksinat janë veshka dhe mëlçia.

Mëlçia largon substancat e dëmshme nga gjaku ndërsa veshkat parandalojnë akumulimin e mbetjeve dhe lëngjeve në trup. Ato filtrojnë papastërtitë dhe ndihmojnë në pastrimin e gjakut. Ndër produktet më të mira që ndihmojnë në pastrimin e gjakut janë padyshim bimët dhe barishtet. Disa nga më të mirat janë, rradhiqet, majdanozi dhe hithrat.

Gjethet e rradhiqes përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin dhe largimin e toksinave nga gjaku. Majdanozi është një pastrues i shkëlqyer i gjakut me veti diuretike që ndihmojnë në largimin e e shpejtë të mbetjeve ushqimore nga organizmi. Në mënyrë të veçantë, majdanozi ndihmon në eliminimin e toksinave dhe reudktimin e efekteve helmuese të shkaktuara nga metalet e rënda. Hithrat qendrojnë në majën e piramidës së barishteve që ndihmojnë për pastrimin e gjakut.

Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore. Më herët hithrat janë përdorur për të kuruar disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo. Pas studimeve është konkluduar se hithrat përmbajnë ingredientë që mund të ulin inflamacionin.

Hithrat mund t’i gatuani si sallatë, me vaj ulliri e limon, në byrek, supë apo salca të shijshme që shoqërojmë mishin ose peshkun. Mos anashkaloni pa bërë ndonjë ushqim, çaj, pije apo edhe maska të freskët me hithra. Hithra është e pasur me hekur, kalium, magnez dhe vitaminat A, B, E, D dhe K. Ky kombinim sigurisht që do t’ju japë fuqi dhe do t’iu ndihmojë të luftoni kundër lodhjes pranverore.