Janë zbardhur ditën e sotme detaje nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së. Midis të tjerash gazetari Osman Stafa ka raportuar një sherr verbal që ka ndodhur mes deputetit Shehu dhe deputetit Nallbati. Deputeti i Devollit nuk e ka pritur mirë fjalën e Shehut, pasi ky ka thënë që aksionin opozitar ta bëjmë për të shpëtuar Berishën.

Nallbati i ka thënë deputetit Shehu, se ai nuk kishte bërë asgjë në aksionin opozitar. Pas kësaj kishte nisur një debat i ashpër. 

DEBATI

Tritan Shehu: Ne duhet të shpëtojmë Sali Berishën nga arresti dhe për këtë duhet të vazhdojmë aksionin opozitar. S’kanë farë rendësi këto që marrim (negociatat)

Nallbati: Ik more, ti nuk ke bërë asgjë në Kuvend (aksioni opozitar) dhe flet këtu për aksionin.